viernes, 7 de noviembre de 2008

en albanés/ gjuha shqipe/بالألبانية


Poezi dhe jete ne Irak
Nga Muhsin Al-Ramli
21 Marsi eshte dita boterore e poezise.Po dhe ne ne kohe lufte , ka kohe per poezine ! Muhsin Al-Ramli , nje nga novelistet dhe dramaturget me te rendesishem Iraken , perkthyes i gjuhes Arabe ne Spanjishte , eshte i lindur per kete.Ne kete artikull shprehet mbi rendesine dhe aktualitetin e vjershes ne kohe baruti.

"Ne Irakenve , ne pergjithesi , dhe intelektualeve ne vecanti , na trishton e indinjon fakti qe sot flitet per Irakun vetem si nje problem Te vetmet gjerat qe thuhen per te jane : "Hyn ne boshtin e te keqes " Ka arme te shkaterrimit masiv , eshte diktature , dhe ka nje det me naft Asnje nuk flet me per Irakun, si vend i" Njemije e nje neteve" Djepi i pare i qytetrimit: Sumer, Akkad, Nimrud, Uruk, Asir, Babilonez! Iraku si Mesapotamia, vendi ku mbi 5000 vjet me par lindi shkrimi , kalendari i pare, feja e pare, demokracia e pare , poemat e para epike si "Epi i
Gilgameshit" Poezia ne te cilen grat Irakene kane pasur nje rol esencial , eshte , poetesha e pare e botes Angiduana Nazik Al-Malaika, njihet si pionieria e poezise Arabe .moderne Pas gjithe kesaj , eshte shum e trishtueshme , qe njerzit te njohin e te njesojne figuren e Irakut me ate te mustaqeve te diktatorit .Na trishton fakti qe disa persona dalin neper televizore dhe bejne sekur dine c'do gje mbi Irakun .imagjinoj ,qe shume nga ata nuk kan lexuar kurre nje novele apo poeme Ato qe dine shume mire , jane numuri i puseve te naftes.Ne vendin tim , poesia nuk eshte nje shtojce apo nje luks , eshte nje nevoj .Nuk eshte vetem nje menyre e te shprehurit te emocioneve , por dicka me shume .Eshte vazhdimesia e jetes .ne saj te poezise , njeriu jeton ate , qe nuk mund te jetoje dhe nuk i lejohet ta jetoj.Gjat luftes ne Golfin Persik, ishim neper llogore dhe poezia na udhehiqte .Ishte nje ushtar .Para c'do bombardimi me thoshte :
Muhsin , po vdiqa , publikoje poezine time " A nuk shihte ai ushtar ne poezine e tij vazhdimesine e jetes se vet? Disa dite me pare neper gazeta lexova lajmin , qe nje grup poetesh i ka derguar 13.000 poema kunder luftes Presidentit Bush, te shkruara nga e gjithe Bota .A mundet poezia te ndalonteluften? Poezia , pasuron Irakun , me shume se nafta , e kjo e fundit solli vetem fatkeqesi Gadishulli Arabik dhe Iraku jane te vetmet vende te botes , ku festohet lindja e nje poeti sepse eshte bere zedhenes i nje tribuje Ligji , historia , mesimet shkruhen ne formen e poezise .Edhe sot ne vendin tim , letrat shkruhen ne kete forme .I vetmi vend ne bote ku egsiston nje treg i poezise , eshte aii Mirbadit dhe i Basores, qe frekuentohet nga njerez ,qe vine nga vendet me te largeta per te blere (sidomos te dashuruarit) ose per te mesuar apo kritikuar poezine. E megjithate , megjith vuajtjet qe po heq tani populli Iraken nga luftrat, nga diktatura, krijimet vazhdojne ne nje menyre te admirueshme.Eshte e mjaftushme te arrij nje liber nga jashte , qe ky te fotokopjohet e te shperndahet menjehere.Forma me e perdorur eshte ajo e poemes.Poeti flet ne veten e pare , por jo se flet per vetveten , por sepse mban pergjegjesine e zedhenesit te nje populli, te qytetareve te tij , te tokes se tij e te umanitetit te saj.
From: Vitore Stefa-Leka

No hay comentarios: